Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 12:38

Prishtinë – Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës se nuk po i zbaton plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut, ndonëse bën përpjekje për t’i arritur ato.

Në mesin e 180 vendeve të botës të përfshira në Raportin Vjetor të DASH-së për Trafikimin e Njerëzve, nga viti 2011, bëjnë pjesë edhe Kosova e Shqipëria.

Ky raport e kritikon Kosovën pasi Qeveria kosovare nuk i zbaton plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut, ndonëse bën përpjekje për t’i arritur ato.

Në vlerësimet e përgjithshme për Kosovën, në raport thuhet se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë e trafikuara për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.

Në këtë raport vlerësohet se në veriun e Kosovës, rajon ky jashtë kontrollit të Prishtinës, ndodh trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës.

Rekomandimi për Kosovën i Raportit të DASH-së, për trafikimin e njerëzve është përmirësimi i identifikimit të viktimave dhe vazhdimi i fushatave publike për ndërgjegjësimin e popullatës për rreziqet e trafikimit. (Lajmeshqip.com)