Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 14:34

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot në Bejrut me kryeministrin i Libanit, Tammam Salam dhe ministrin e jashtëm Gebran Bassil, kanë folur për marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq gjatë këtij takimi, ndër të tjerash, i ka falënderuar këta zyrtarë libanez për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

 “Falënderova shtetin e Libanit për mirëkuptim ndaj qëndrimeve zyrtare të Serbisë në çështjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova”, ka thënë Daçiq.