Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 10:44

Prishtinë – Pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, citohet të ketë thënë për mediat serbe, kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç.

“Përderisa edhe vetëm një shtet anëtar i BE-së nuk e pranon pavarësinë, e tash janë pesë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, ka bërë me dije se para anëtarësimit, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.