Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 13:31

Raportimin e Ministrit për Integrime Europiane, Bekim Çollaku në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Europiane, do ta bojkotojë anëtarja e këtij komisioni nga radhët e AAK’së, Time Kadriaj, ndërkohë që në mbledhje do të jetë i pranishëm Ilir Deda i Vetëvendosjes

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Europiane, do të raportojë Ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Këtë mbledhje do ta bojkotojë Time Kadriaj nga AAK, e cila është anëtare e këtij Komisioni.

Në një prononcim për Gazetën Express, Kadriaj ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje.

“Jo, nuk do të marr pjesë”, është përgjigjur shkurt Kadriaj.

Në anën tjetër, anëtari i Komisionit nga VV, Ilir Deda, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në mbledhje.

“Po, normal që do të marr pjesë”, i ka thënë Deda Expressit.