Lajme Shqip Thursday, 01 May 2014 15:31

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara komunitetet minoritare. ”Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, ka thënë Cliff.

Për RTK2, ai ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës speciale është hap i guximshëm i shqiptarëve.

 “Nuk ishte lehtë, sepse nuk ka gjykata të tilla në Ballkanin Perëndimor. Për viktimat, themelimi i gjykatës do të thotë se drejtësia arrin, ndërsa për Kosovën ky vendim i guximshëm është i mirë për reputacionin sepse ai dëshmon se Kosova nuk po fsheh asgjë“, tha deklaruar Cliff.

 Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është çështje e ndjeshme për pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë, ka thënë Cliff dhe ka shtuar se Britania e madhe përkrah programin që ka për qëllim të inkurajojë serbët të jenë pjesë e këtyre forcave.

 Megjithatë, ai ka pohuar se pjesëtarët e këtyre forcave nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.