Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 14:24

Prishtinë – Ambasadori britanik në Kosovë, Jan Klif, tha se Britania e Madhe vazhdon përpjekjet për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.

“Nuk është çështja vetëm te marrëdhëniet mes qeverive, por në bindjen e publikut të gjerë të këtyre vendeve”, tha Klif në lansimin e projektit Komunikimi me Evropën përmes Diplomacisë.

Kosova dhe vendet partnere fillojnë zgjerimin e mënyrave për sigurimin e njohjeve të reja. Qeveria Britanike dhe ajo e Kosovës kanë krijuar një fond të përbashkët për zbatimin e projektit, “Komunikimi me Evropën përmes Diplomacisë”, të cilin do ta administrojë Këshilli Britanik.

Drejtoresha e Këshillit Britanik në Prishtinë, Arjeta Emra, tha se ky këshill do të jetë zbatues i këtij projekti, që garanton cilësinë dhe gjithëpërfshirjen.

Ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj tha se kjo marrëveshje është pjesë e strategjisë për përmbylljen e procesit të njohjeve të shtetit tonë nga vendet e tjera.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jan Klif, tha se Britania e Madhe vazhdon përpjekjet e saj që të rrisë numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës.