Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 15:13

Prishtinë – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka përsëritur se draft-memorandumi i paraparë për bashkëpunimin e FSK-së me Ministrinë e Brendshme është keqinterpretuar dhe se është plotësisht në funksion të ndërtimit të të gjitha  kapacitete e FSK-së.

Duke qenë thellësisht i bindur se draft-memorandumi i bashkëpunimit mes FSK-së dhe Ministrisë së Brendshme nuk është një memorandum që ndërhynë në kompetencat e policisë, por që ka për qëllim të ndërtojë të gjitha  kapacitetet e FSK-së, ministri Agim Çeku tha se fatkeqësisht ai doli në opinion para koha dhe ende pa u finalizuar.

Ministri Çeku mohoi se ka acarim marrëdhëniesh me KFOR-in, ndërsa paralajmëroi përfundimin e memorandumit.

Ai tha se memorandumi nuk do të anashkalojë asnjë nga instancat përgjegjëse për sigurinë, duke filluar me KFOR-in, Presidentin, Kryeministrin dhe Këshillin e Sigurisë.