Lajme Shqip Wednesday, 06 February 2013 19:13

Prishtinë – Ramush Haradinaj ka marrë titullin “Qytetar nderi i Burrelit”. Për ta njoftuar për këtë vendim, ka ardhur në Prishtinë vet kryetarja e bashkisë së Burrelit, Adelina Fariqi me delegacionin e saj.

E para e Burrelit shpreson se me këtë do t’u jep motiv shtesë të gjithë qytetarëve të saj që t’i bashkëngjiten vlerave kombëtare që ka Haradinaj.

Ndërsa vet Haradinaj ka pohuar se është nder i madh për të, që të shpallet qytetar nderi i Burrelit.

Ai ka thënë se Burreli ka dhënë familje mbretërore dhe i ka dhënë shqiptarëve historinë dhe vlerat me të cilat ekzistojmë tani. (LajmeShqip.com)