Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 16:41

Prishtinë – I pyetur për dosjet konfidenciale të NATO-s, të cilat po i publikon në vazhdimësi ekskluzivisht Portali LajmeShqip.com, gjenerali Erhard Buhler ka thënë se ato janë dokumente të rëndësishme të NATO-s dhe e ka konfirmuar edhe një herë vërtetësinë tyre.

Këto komente gjenerali gjerman, i ka bërë për mediat gjatë takimit përmbyllës të mandatit të tij në krye të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Strukturat kriminale ende dominojnë në veri të Kosovës. Kështu ka thënë Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, i cili e përfundoi mandatin e tij në krye të këtij misioni. Sipas tij, veriu i Kosovës vazhdon të ndikohet nga strukturat kriminale. Ka rënie të ndimikt politik dhe rritje të kriminalitetit në atë pjesë të Kosovës, ka thënë Buhler.

Sa i përket bllokimit të rrugëve, Buhler ka deklaruar se ata njerëz janë të frikësuar dhe të urdhëruar nga grupet kriminale, ndërsa shtoi që nëse rrezikohet siguria e pjesëtarëve të KFOR-it, do të intervenohet për zhbllokimin e rrugëve.

Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler ka thënë se ka mundësi që të shtyhet edhe afati i marrëveshjes për kthimin e policëve dhe doganierëve në pikat 1 dhe 31 deri në krijimin e kushteve. Ndërsa lidhur me hetimet që po bëhen për kapjen e vrasësve të policit Enver Zymeri dhe djegien e pikës kufitare në Jarinje, Buhler tha se personat që po kërkohen nuk janë në Kosovë. (LajmeShqip.com)