Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:25

Prishtinë - Një panel i Bashkimit Evropian ka miratuar caktimin e një hetuesi special për të provuar pretendimet për trafik organesh dhe të tjera abuzime që lidhen me ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas një plani të mbështetur në fund të muajit që shkoi nga zyrtarët në Bruksel, prokurori do të drejtojë një task-force ndërkombëtare prej shtatë anëtarësh, që do t’i bashkëngjitet misionit të zbatimit të ligjit në Kosovës, EULEX.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet diplomatike për Ballkan Insight.

Autoritet e Kosovës kanë hedhur poshtë raportin e zviceranit Dick Marty për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, duke e vlerësuar atë si shpifje të trilluar në Beograd, me qëllim të prishjes së imazhit të Kosovës.