Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 10:42

Kryetari serb, Boris Tadiq, ka përsëritur se beson në pajtimin historik në mes të shqptarëve dhe serbëve.

Në ligjeratën e mbajtur në Bruksel të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane, Tadiq tha se Serbia është e gatshme për të kërkuar, siç u shpreh ai, “zgjidhje kreative për Kosovën” dhe se shteti i tij po i hulumton të gjitha idetë dhe shembujt e evropës moderne.

„Zgjidhje e vetme e qëndrushme mund të jetë vëtëm ajo e cila ëhstë rezultat i pajtimit të dy palëve. Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen dhe mund të pajtohen“, ka deklaruar Tadiq .

Njëkohësisht ai përsëriti se shteti serb në asnjë rrethanë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

„Ne kemi interesa legjitime kombëtare dhe nuk do ta njohim Kosovën, as në mënyrë impicite e as eksplicite. Janë edhe 5 vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe këtë e bëjnë për interesa të tyre e jo për shkak të Serbisë. Edhe ky është realitet“, tha kryetari serb.

Ai theksoi se është i impersionuar me dialogun që po zhvillohet dhe precizoi se rezultat mund të konsiderohet vetëm ai me të cilin fitojnë të dyja palët. Lidhur me këtë, Tadiq siguroi se serbia nuk ka interes që të bllokojë tregtinë e kosvës, apo lëvizjen e njerëzve e as pjesmarrjen e përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale. Por për të gjitha këto, kryetari serb tha se duhet të gjendet, sipas tij, formula adekuate.