Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 11:29

Bruksel – Delegacionet nga Kosova dhe nga Serbia, që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tashmë ndodhen në Bruksel. Ndërsa ai i Kosovës, me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, pas ftesës nga Baronesha Ashton, u kthye nga Lubjana, ai i Serbisë, siç njoftuan mediat e Beogradit, që mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit.

Ata pritet të takohen në mesditë në raundin e dhjetë.

Raportuesit nga Brukseli përmendin mundësinë që marrëveshja të nënshkruhet në orën 15.

Në raundin e nëntë të bisedimeve Kosovë – Serbi, i cili kishte zgjatur rreth 14 orë, nuk u arrit marrëveshja e pritur dhe propozuar nga BE, ndonëse qe paralajmëruar se palët ishin shumë afër.

Palët ndërkohë fajësuan njëra tjetrën për dështimin. Ndërsa Daçiq theksoi se kryeministri i Kosovës po refuzonte marrëveshjen, duke futur në kuadër të saj çështje të papranueshme për Serbinë, si mospendimin e njëra tjetrës për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, Thaçi këtë kërkesë e arsyetoi të domosdoshme dhe në interes të të dy vendeve.(LajmeShqip.com)