Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 19:58

Tiranë – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi nga Brukseli se qeveria shqiptare po punon për forcimin e shtetit ligjor në vend, duke vënë theksin tek domosdoshmëria që drejtësia shqiptare të jetë e pavarur.

Sipas zonjës Bregu kjo është vlerësuar dhe nga Bashkimi Europian, ndërsa nuk ka munguar të flasë në kontekstin e vendimarrjeve të Kolegjit Zgjedhor, kur deklaroi se vendimet e gjykatës janë të padiksutueshme.

Bregu solli në vëmendje dhe një fakt intersant, duke pasur parsysh sulmin e kreut të Partisë Socialiste ndaj trupës së kolegjit, kur bëri me dije se asnjë nga gjyqtarët nuk janë emëruar në këtë gjykatë në periudhën e qeverisjes së demokratëve.

Shqipëria duhet të përmbushë 12 kritere, në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Qeveria shqiptarw ka nisur punën për plotësimin e një pjese prej tyre, ndërsa ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në kuvend, janë të bllokuara nga opozita.