Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 21:45

Tiranë – Deputeti socialist, Erjon Braçe i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Berat Buzhalës, duke i thënë se ajo çfarë ka shkruar për të është injorancë, se ai nuk e urren rrugën, për më tepër rrugën e kombit, por urren korrupsionin dhe përfitimet në emër të saj.

Braçe e ka quajtur Buzhalën, injorant
Postimi i Braçes për Buzhalën:
E njihni një farë Berat Buzhala?
Me thone qe qenka deputet ne Kosove.
Paska shkruar sot edhe per mua e paska thene se:
Erjon Brace dhe soji I tij ka urryer “rrugen e kombit”.
Nuk do ta therras Berat se ndyj Beratin tim me te. Poooor dy fjale dua tja them:
Ne Kosove te njohin per nje injorant tipik, te pa ditur dhe arrogant!
Une po te respektoj si te tille, jo ndryshe!
Injorant! Une nuk urrej rruge! (Perendi, cfare idioti, urren rruge thote. Si urrehen RRUGET).
Injorant! Une urrej korrupsionin!
Ne rrugen qe ti e quan te kombit abuzimi ka qene tmerresisht I madh, shume shume I madh. 
Jane vjedhur parate e mia e te cdo shqiptari. Te tuat jo! Ti nuk PAGUAN taksa ne kete vend!
Natyrisht, sa here te ndodhe qe dikush, socialist apo pedeist te vjedhe parate e shqiptareve, une do te hetoj, deshmoj e luftoj kete akt kriminal!
Injorant! E di qe e ke te veshtire ta pranosh kete per shkak te ngushtesise mendore e morale.(per fat te keq I perket nje ambienti teresisht korruptiv)
Poooor, 
Ky eshte problemi yt! Ne dac te pelqeje e ne dac jo!
Me kete rast po te njoftoj se per aq sa perfaqesoj, bindje e njerez, ndershmeri e patriotizem modest, dje jam rizgjedhur deputet, per here te 6-te ne Kuvendin e Shqiperise sime!
Po ti kush je?
Gjithe te mirat injorant! Ndricohu!
“Unë personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Brace dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht ‘interesant’ dhe polarizues. Emri i tij do te lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar”, kishte shkruar Buzhala në një shkrim autorial.