Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 13:10

Sekretari i parë i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Alfred Boll ka thënë se pret që BE-ja të vendosë nëse do ta kushtëzojë Serbinë rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, para se ta fillojë procesin e intergimit të saj në BE.

Ai i ka thënë zëri të amerikës se, SHBA e shohin të ardhmen e Kosovës, por edhe të Serbisë në institucionet evropiane dhe se “kjo e ardhme është e rëndësishme për Kosovën, Serbinë dhe për vetë SHBA-në. Lidhur me mesazhet që vijnë nga Serbia për ndarjen eventuale të Kosovës, diplomati amerikan ka thënë se qëndrimi i Amerikës është që ndarja e Kosovës është plotësisht e papranueshme, sepse konsideron se kjo “do të ishte e tmerrshme për tërë rajonin dhe kjo është ide, e cila është jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Evropës”.

Boll ka thënë se është shënuar progress sa i përke trajtimit të pakciave në Kosovë, e sidomos serbëve. Duke marrë si shembul decentralizimin, ai ka thënë se ekzistojnë pesë komuna të reja, shumë më tepër njerëz që kanë marrë pjesë në zgjedhje si dhe ka politikanë që janë të gatshëm të punojnë për popullin. Sa i përket veriut të Kosovës, diplomati Boll ka thënë se pala amerikane përpiqet që të ofrojë mbështetjen dhe të tregojë se me të vërtetë dëshiron të dëgjojë se cilat janë problemet e njerëzve atje dhe të punojnë për ta.