Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 10:44

Tiranë – Një nga eksponentët e njohur të PS, Ben Blushi, ka folur në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan duke theksuar se PS do fitojë më mirë pa LSI-në në koalicion.

“Ne do të shkojmë në zgjedhje me koalicionin që kemi sot. Po ua them me bindje, askush prej nesh nuk ushqen më paranojën, as frikën se pa LSI nuk fitohet. Jo, pa LSI ndoshta fitohet më mirë,” tha Blushi.

Ai u shpreh se koalicionet me partinë e Topit apo të Spahiut do jenë paszgjedhore dhe jo para zgjedhjeve pasi do ketë efekt neutralizues.

Blushi shprehu keqardhje për përjashtimin e Islamit, por tha se Lëvizja për Mendim Ndryshe imponoi ndryshimin e kursit të socialistëve.

Blushi tha se PS nuk do pranojë një president që vjen nga PD, ndërsa shtoi se Nano është një kandidat më i mirë se 66 deputetët demokratë.