Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 15:17

Prishtinë - Protestuesit serbë në Zubin-Potok, të cilët që rreth 20 ditë janë duke bllokuar rrugët në këtë pjesë të Kosovës, për shkak të arrestimit të Jevro Panteliqit, kanë paralajmëruar se deri të martën do t’i ndërpresin protestat e tyre.

Ratomir Bozhoviq, kryetar i Shoqatës së Bizneseve në Zubin Potok, ka thënë të hënën se janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e institucioneve përkatëse ndërkombëtare, rreth kërkesave të tyre të parashtruara, që janë dërguar tre ditë më parë.

“Nëse përgjigjja do të jetë negative, do të vazhdojmë sërish me bllokim të rrugëve”, tha ai.