Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 16:14

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe anëtarët tjerë të Delegacionit të Kosovës, pas kërkesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, janë kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në Bruksel për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

“Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Mediat kosovare raportojnë  se mbrëmë Kryeministri Thaçi i ka bërë të qartë Baroneshës Ashton se mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, nëse ka garanci nga pala tjetër se do ta nënshkruajë marrëveshjen.(LajmeShqip.com)