Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 12:35

Tiranë – Një ditë pas fjalimit të dorëheqjes, porosia e kryeministrit në mbledhjen të kabinetit qeveritar ishte për ministrat dhe administratën në veçanti, që ato të punojë me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit dhe betimit të kabinetit të ri. 

“Fushata elektorale, dihet tani, zgjedhjet përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën që parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek presidenti, qeveria dhe administrata duhet te funksionojnë me të gjitha kapacitet dhe gjiro te plota. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet te tregojë veten të funksionojë me kapacitet te plote dhe përkushtim të madh gjer ditën që ne e dorëzojmë. Ditën që ne e dorëzojmë i takon qeverisë tjetër të përcaktojë rrugën e mobilizimin dhe organizmit. Jeni të lutur, këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, duke i falënderuar për punën e bërë, duhet t’ia përcillni. Ne qëndrojmë me projektin deri ditën e fundit. Ditën e fundit vjen një drejtim i ri, që përcakton rregullat dhe standardet”, u shpreh Berisha, shkruan bw.