Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 18:12

Tiranë – Kreyministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes s Komitetit të Integrimit se sa iu përket vizave, Shqipëria në vlerwsimin e Brukselit paraqitet në parametrat më optimalë.

Shefi i qeverisë vërjeti se nuk ka rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe kjo, tha ai, është një tjetër  provë e suksesshmme.

Berisha tha se Tirana zyrtare bëri një punë të shkëlqyer sensibilizese, ndërsa vetë vendimi për heqjen e vizave erdhi në bazë të meritave.

Kryeministri Berisha ka kërkuar që komunikimi me spote televizive të vijojë. Ndërkohë, përsa iu përket kërkësave të BE-së, kryeministri kërkoi që edhe opozita t’iu përgjigjet detyrimeve të saj, ndërsa garantoi se Shqipëria do të shkojë drejt BE si vend e shtet ligjor.

Berisha përsëriti edhe njëherë se zgjedhjet e 8 majit ishin më transparentet në gjithë vendin dhe për to pati kundërshtitë më të vogla se asnjëherë tjetër.

Duke u ndalur tek zgjedhjet në Tiranë, Berisha tha se për Bashkinë e Tiranës, rezultati është i ngushtë, gjë që përbën edhe një test të shtetit ligjor e, që, sipas tij, do të thotë “parimi themelor është numërimi i çdo vote”.