Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 13:39

Tiranë – “Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit”, deklaroi të martën, zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, duke sqaruar lidhur me artikujt e botuar sot në dy të përditshme shqiptare sa i përket zgjedhjes së Presidentit.

“Sot, dy të përditshme shqiptare i kanë lejuar vetes t’i atribuojnë Kryeministrit një deklaratë, sipas së cilës, Kryeministri është shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës”, thuhet nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave.

Zëdhënësja e Kryeministrit sqaron se “Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë”. Sipas saj “kjo deklaratë është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord “dezinformimi mediatik”.

“Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor”, përfundon reagimi i zëdhënëses së Kryeministrit.