Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 19:26

Tiranë – (E plotësuar)  Ndaj deklaratës së kreut te PS-se, se kjo parti ka fituar në zgjedhje, ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet Majlinda Bregut e cila në një konferencë për shtyp tha se Edi Rama është një kopje e keqe e vetes së tij.

“Edi Rama është kopja e keqe e vetes së tij, konsolidonte disfatën e tij të radhës dhe përfundimtare. Ju siguroj se Edi Rama nuk ka përjetuar humbje më spektakolare si kësaj here, asnjëherë”, ka thënë Bregu 

 

 - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se në bazë të të dhënave që kanë nga operatorët e partisë së tij në terren, PS ka fituar në këto zgjedhje.
Rama nga selia e Partisë Socialiste, ka thënë se Sali Berisha tashmë është vetëm kryeministër në detyrë i cili duhet të përgatisë tranzicionin për qeverinë e re. 
“Nga të dhënat që kemi nga operatorët tanë në terren, flasin se Rilindja ka fituar. Rilindja ka fituar përballë rrënimit. Vullnetin e popullit Sovran nuk ka forcë që e mundë. Sali Berisha është kryeministër në detyre dhe tash duhet të përgatisë tranzicionin për qeverinë e re”, ka thënë Edi Rama.
Ndërkohë para Ramës, ka folur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai tha se “Partia Demokratike do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit”.

Madje më tej tha se “këtë premtim apo garanci nuk e ka degjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.

Ndërsa i pyetur se gjatë fushatës ka rënduar fjalorin me akuza, Berisha përdori një shprehje të urtë popullore “më thoni me kë rri të të them si je. Unë Ramën kisha përballë”