Lajme Shqip Wednesday, 31 July 2013 12:27

Tiranë – Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesveshqiptarë. Kështu është shprehur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berishaduke komentuar emrat e kabinetit të ri të udhëhequr nga Edi Rama. Sipas Berishës vetëm Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm, shkruan tema. 

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesveshqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëmBjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm” u shpreh Berisha.