Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 13:02

Ish-kryeministri, Sali Berisha ashtu siç akuzonte në kohën kur drejtonte qeverinë u është rikthyer akuzave të forta për drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste.

Këtë herë Berisha nuk doli me dosje sicc bënte në kryeministri, por para gazetarëve rreshtoi akuza nga më të çuditshme për kryeministrin, Edi Rama, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn si dhe deputetë të tjerë.

Deklarata e Berishës:

Në dalje ne tim mediatik shfrytëzoi statusi për një revansh primitiv ndaj drejtësisë. Dhe e paraqiti drejtësinë shqiptare si balozin e zi si demonin që u ka zënë rrugën shqiptarëve drejtë integrimit. Ai bëri fjalë këtu për gjykatës që bashkëpunojnë me trafikant dhe vrasë. Ai këtu nuk shpifi dhe nuk shpiku dhe se kjo është e vërtet se ata janë dhe duhen ndëshkuar me forcën e ligjit.

Por kryebaloz në rrugën e integrimit janë politikanë të inkriminuar dhe krimi në majat e politikë.

Sot universalisht dihet se parlamenti shqiptar ka vrasës, ka persona që kanë bërë vite të tëra burg për trafik droge dhe prostitucion.

Kreu i ekzekutivit ka qenë i lidhur si mishi me thoin me bandën e Rrugës së Kavajës.

Cili shqiptar nuk i di këto? 

Edi Rama figuronte një darling i Bandës së Lushnjës nga përgjimet e prokurorisë së Firences.

Cili shqiptar nuk I di lidhjen e tij me Aldo Baren, me Dritan Dajtin.

Klani Xhafa është një nga klanet me të fuqishme të drogës

Ky është zotëria të cilin Rama i beson reformën e drejtësisë, a mundet që klani i drogës të bëjë reformën e drejtësisë.

Kryebalozi i zi në integrimit ne Shqipërinë në BE janë politikanët e lidhur me krimin me në krye Edi Rama. E dini ju si funksionin aleanca, pas çdo udhëtimi i thotë Edi Rama bashkëkryetarit tjetër se më kërkuar arrestimin tënd, por unë Lilo nuk do të arrestoj.

A e dini ju se Edi Rama u thotë bashkëpunëtorëve perëndimor se unë do të merrja armët kimike për të shpëtuar nga Ilir Meta dhe ata hapin sytë. Çfarë është ky!

Në paraqitemi si vendi më jo serioz në këtë mënyrë dhe kjo përbën problem serioz për të ardhmen tonë./Shekulli/