Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 10:29

​Beogradi zyrtar duket se po ndryshon qëndrim ndaj Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu gatishmërinë e Beogradit për bisedimet e radhës me Prishtinën.

Vuçiç deklaroi se, shpreson për zgjidhjen e një pjese të konsiderueshme të çështjeve para Samitit të Vjenës, që pritet të mbahet më 27 gusht të këtij viti.

“Ne jemi të gatshëm për këto bisedime. Mendoj se të gjithë besojnë se kjo konferencë do të jetë një festë e madhe për Ballkanin”, është shprehur ai.

Ndërsa ka shtuar se, dialogu është i vështirë për të dyja palët, pasi sipas tij, të dy delegacionet fajësojnë njëri-tjetrin.