Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 12:53

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Kosovën (MSA) duke konfirmuar se nënshkrimi i saj do të ndodhë me 27 tetor.

Lajmin për miratimin e MSA-së, e ka bërë të ditur ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku. Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një moment historik i cili hap një faqe të re për Kosovën.

“Sot Këshilli i BE miratuan Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Kosovën dhe konfirmuan nënshkrimin e saj më 27 tetor. Miratimi i sotëm i MSA-së nga shtetet anëtare të BE-së është moment historik për Kosovën, dhe hap faqen e re drejt qëllimit përfundimtar të anëtarësimit të Kosovës në BE. Të gjitha institucionet kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të ardhur në ditën e sotme. Procesi negociator për MSA ka filluar në vitin 2013 dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet shtetërore për punën e tyre gjatë negociimit të MSA-së, si dhe partnerë tone ndërkombëtare për përkrahjen e tyre”, ka shkruar Çollaku.