Lajme Shqip e Martë, 24 Korrik 2012 10:20

Bruksel – Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi do të ndodh pas formimit të qeverisë së re serbe, kurse në rast se Beogradi propozon, dialogu mund të vazhdojë në nivel më të lartë, atë politik, kanë thënë burime të BE-së për Beta.

Zyrtarët në Bruksel kanë sqaruar se duhet që sa më parë të konfirmohen “modalitet, respektivisht mënyra se di do të vazhdoj dialogu” dhe se BE-ja është në kontakt lidhur më këtë çështje edhe me Beogradin edhe me Prishtinën.

“Ne po mendojmë për atë dhe qeveria e re serbe mund të propozoi që dialogu në të ardhmen të zhvillohet në nivel më të lartë”, ka thënë burimet pranë BE-së. (LajmeShqip.com)