Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 15:20

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi sot përshkallëzim të betejës kundër paligjshmërisë në Kuvend dhe kudo ku opozita mundet të thotë fjalën e saj.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bashatha se është detyrë e opozitës të qartësojnë qytetarët shqiptarë rreth asaj, që ai e konsideroi krim ekonomik i bërë me gjakftohtësi të plot nga mazhoranca.

“Ju kemi premtuar qytetarëve shqiptarë opozitë të fortë etike, të drejtë dhe demokratike, këtë do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Pas qëndrime të opozitës, shqiptarët kuptuan se qeveria vendosi të marrë borxh me një dorë dhe me tjetër të mos mbledhë të ardhura. Kjo ska ndodhur askund. Mbetet një krim ekonomik i kryer me gjakftohtësi, hera e parë që një qeveri heq dorë nga mbledhja e të ardhurave. Kjo është rruga drejt rrokullisjes , drejt krizës. Sipast testimeve tona qytetarët e përcollën me shqetësim të thelllë. Si mundet që në tremujorin e fundit të vitit një qeveri që sapo ka ardhur në pushtet të planifikojë të mbledhë katër herë më pak se qeveria paraardhëse. Ku do të shkojnë këto para, për ku janë nisur, është detyra jonë si opozitë të japim përgjegjen e saktë për këtë pyetje themelore. Kjo është dhe mbetet një temë themelore e diskursit tonë parlamentar” tha Basha. /albeu/