Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 08:41

Luksemburg - Në rajonin e Ballkanit Perëndimor është krijuar atmosferë pozitive për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane dhe është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore të bëhen anëtare të BE-së, porositën pjesëmarrësit në takimin e shefave të diplomacive të anëtareve të BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt mbrëmë në Luksemburg.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Cethrine Ashdon, e cila edhe ka kryesuar këtë takim, ka thënë se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë dhe takim që shënoi një kthesë në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse secili shtet, në një mënyrë apo tjetrën, po bën hapa drejt perspektivës evropiane.

Edhe komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, ka thënë se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladiq në Serbi, sikurse suksesi i Kroacisë në përmbyllje të negociatave për anëtarësim, shënojnë një kthesë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe se më vonë, gjatë vitit, mund të priten vendime të rëndësishme edhe për vendet tjera të rajonit të Ballkanit.

Përfaqësuesja e Lartë, Cethrine Ashdon, ka theksuar se moment i rëndësishëm është edhe dialogu që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së dhe është shprehur se së shpejti priten edhe rezultatet konkrete në këtë dialog.

Po ashtu, në BE kanë pohuar se rëndësia e takimit është edhe kuptimi se situata në rajonin e Ballkanit është gjithnjë e më e qetë, ndonëse në disa shtete situata duket paska më ndryshe dhe ka ngecje në aspektin politik.

Këtu veçohet Shqipëria me problemet e brendshme që ka me procesin zgjedhor, pastaj Bosnjë Hercegovina, e cila ende nuk ka krijuar qeveri në të gjitha nivelet, si dhe dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të zgjidhur disa çështje praktike.