Lajme Shqip Saturday, 04 January 2014 18:26

Prishtinë– Konzorciumi “Axos Capital”, që pritej të privatizonte 75% të aksioneve të PTK-së, ka kërcënuar Qeverinë e Kosovës me masa ligjore ndërkombëtare. 

“Vendimi final i Qeverisë së Kosovës ishte i papritur dhe pa arsye e ndërpreu procesin e privatizimit, gjë që është e papranueshme për çdo standard dhe ka pasoja ligjore, komerciale, ekonomike dhe financiare,” thuhet në një deklaratë të ACP Axos Capital, trasnemton KTV. 

Jan Budden, partner menaxhues në ACP Axos Capital, i në një përgjigje dërguar portalit Total Telekom ka thënë se vonesat në proces janë shkaktuar nga qeveria e Kosovës. “Ne nuk kemi kërkuar asgjë të pazakontë. Krejt çfarë kemi kërkuar janë raportet tremujore,” ka thënë Budden. ACP Axos Capital po ashtu vlerëson se vendimi për të ndalur procesin në këtë mënyrë dërgon një mesazh shumë negativë tek investitorët e huaj dhe komunitetit diplomatik, dhe në këtë mënyrë e dëmton shumë reputacionin e Kosovës. “Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizje a ardhshme e qeverisë së Kosovës, por sa i përket ACP Axos Capital, grupi ende ka të drejt ligjore që të marrë aksionet që i janë dhënë në PTK.  Procesi nuk ka përfunduar ende,” citohet të ketë thënë Budden.