Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 11:20

Administrata Tatimore e Kosovës, e cila në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman, kanë prezantuar sot rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, nga e cila ka dalë se është shënuar rritje e të hyrave në këtë periudhë.

Në këtë konferencë u tha se krejt kjo u arrit si rezultat i reformave fiskale për tatim paguesit.

Në këtë rast ministri Avdullah Hoti ka thënë se reforma fiskale e cila ka hyrë në fuqi në shtator është duke u zbatuar në tërësi nga ATK.

Në këtë konferencë po flitet edhe për punën e zyrës për gjoba dhe ndëshkime, por kur filloj të diskutohej për këtë punë, mediat janë nxjerrë jashtë nga salla. /Kp