Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 17:23

Beograd – Mediat e Beogradit raportojnë nga Brukseli se zëdhënësja e Cathiren Ashton, Maja Kocijançiç ka deklaruar se elementet për arritjen e marrëveshjes janë aty, por  Ashton do të vendosë më vonë nëse do të thërrasë një raund të ri dialogu.

“Ajo po pret që pjesëmarrësit në dialog ta lajmërojnë pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre, porse tash për tash nuk e ka ndërmend të caktojë mbledhje formale në Bruksel”, deklaroi Maja Koncijançiç para gazetarëve në Bruksel.

“Elementet e zgjidhjes janë aty, por se çfarë do të ndodhë në vazhdim mbetet të shohim pas konsultimeve”, ka shtuar ajo.

Ashton mbrëmë konstatonte se hendeku ndërmjet dy palëve “është shumë i ngushtë, por shumë i thellë” dhe se raundi i mbrëmshëm ishte “mbledhja e fundit formale” e kryesuar prej saj.(LajmeShqip.com)