Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 15:47

Moskë - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Cetherine Ashton, ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të fillojë hetimi që do të konfirmonte të vërtetën rreth pohimeve të Dick Martyt për tregtinë me organe të personave të rrëmbyer në Kosovë.

“Në interes të të gjithëve është të arrihet deri të vërteta dhe që atëherë të ketë siguri të plotë që drejtësia të dal anë shesh”, ka thënë Ashton, në një intervistë për rrjetin televiziv informativ rus Russia Today.

Ajo ka bërë të ditur se e ka vizituar Beogradin dhe Prishtinës dhe se është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi.

“Kemi thënë qartë se duhet të ketë përgjigje për akuzat dhe se e vërteta patjetër duhet të konfirmohet edhe në rast se akuzat janë të rrejshme”, ka thënë Ashton.