Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 09:06

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se është dashur të pezullohet mbajtja e seancës së fundit të Kuvendit.

Sipas tij, prania e sigurimit dhe policisë, si dhe gjuajtja e gazit lotsjellës e shisheve me ujë, kanë qenë pamje të tmerrshme, të cilat askush nuk i ka paramenduar.

Maloku ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund të tërhiqen.

“Edhe po të vijë qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrime”, është shprehur Maloku.

Kurse, sa i përket marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se opozita është ngutur.

“Fillimisht është dashur kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend. Jam i bindur se edhe deputetët e pozitës nuk do ta votonin”, është shprehur Maloku.