Lajme Shqip Monday, 13 May 2013 11:16

 

 

Në kishën e fshatit  Drenovc i Epërm të Ranillugut ka ndodhur një vjedhje. Pas hetimeve të kryera në lidhje me rastin është identifikuar e dyshuara femër serbe e cila gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën penale vjedhje që kishte ndodhur brenda objektit të Kishës, njoftoj Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 Ndersa , Arben Ismajli prokuror në departamentin e përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha për Rajoni Press se e dyshuara është Snezhana Stankoviq.

 Ismajli tha se Stankoviq është ndaluar në 48 orë sepse ajo është recidiviste dhe ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje të mëhershme.