Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 15:23

Drejtori komunal i arsimit në Prizren u arrestua sot nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Lajmin për arrestimin e Nexhat Çoqaj e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Hoxha tha se bashkë me Çoqaj, u arrestuan edhe 5 zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit, me të njëtën akuzë.