Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 11:04

Ka apo nuk ka zgjedhje zgjedhje lokale serbe në Kosovë. Informacione kontradiktore vijnë nga qarqe të ndryshme të Serbisë.

Derisa Goran Bogdanoviç paralajmron se nuk do të këtë zgjedhje lokale në Kosovë dhe strukturat komunale do të emërohën nga qeveria e Serbisë, liderët e KNS-së në Mitrovicë si dhe ata të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut paralajmërojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veriun e Kosovës.

“Beogradi heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë sepse rreziqet e sigurisë për mbajtjen e tyre pa përkrahjen e UNMIK-ut e të bashkësisë ndërkombëtare janë të mëdha”, ka thënë i ashtuquajturi Ministër për Kosovën në Qeverin e Serbisë Goran Bogdanoviç. Sipas tij Qeveria e Beogradit është në kontakt me UNMIK-un dhe EULEX-in për të mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“UNMIK-u na ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që oraganizon Beogradi në Kosovë” ka thënë udhëheqësi i vendosjes së barrikadave dhe i djegjes së pikës kufitare në Jarinje, gjatë verës së shkuar Goran Bogdanoviç.  “Beogradi nuk do të lejojë që komunat në veri të Kosovës të mbetën pa pushtetarë, por do të emërojë përgjegjësit në këto komuna” ka thënë Bogadanoviç.

Në anën tjetër, serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se zgjedhjet lokale në dy komuant në veri të Kosovës, Zveçan dhe Zubin-Potok do të mbahen më 6 maj. “Nëse e abrogojnë ligjin ne do të heqim dorë nga zgjedhjet”- ka thënë i ashtuquajturi kryetar i kuvendit të Zveçanit Bobrica Dobriç.

“Në anën tjetër ne jemi të detyruar sipas ligjit dhe kushtetutës që të mbajmë zgjedhjet lokale në të kundërten ata të ndërrojnë ligjin dhe Kushtetutën”- ka thënë Dobriç. Sipas tij komunat në verin të Kosovës, i kanë të gjitha kushtet që të mbajnë zgjedhjet më 6 maj. Mbajtjen e zgjedhjeve në dy komunat në veriun e Kosovës e ka paralajmruar edhe lideri i Këshillin Nacional Serb për veriun e Kosovës, Millan Ivanoviç. “Beogradi sikurse edhe para referendumit në veri të Kosovës dëshironte që ti frikësonte serbët e veriut të Kosovës dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me zgjedhjet lokale e kjo është një rrezik i madh për veriun nëse nuk mbahen zgjedhjet”- ka thënë Ivanoviç.

“Tashmë janë ofruar qëndrimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe për këtë zgjedhjet janë shpallur për të mos u mbajtuar”- ka pohuar Ivanoviç.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen, por edhe shefi i bisedimeve të beogradit me Prishtinën duhet të dalë haptazi e t’i tregojë qytetarëve serbë të Kosovës se ç’farë leverdie kanë ata me marrëveshjet e arritura në Bruksel”-ka shtuar ai.

Burime të portalit Lajmshqip.com, nga veriu kanë theksuar se është duke u zhvilluar e njejta lojë si më referendumin. Deri sa Qeveria e Serbisë përmes emisarëve të sa i’u kërkon serbëve të Kosovës se duhet të mbajnë zgjedhjet lokale, në anën tjetër ajo zyrtarisht përmers ministrave të cilët nuk kanë asnjë rëndësi në qeveri del e thekson se zgjedhjet lokale nuk do të mbahen në Kosovës.

Skenari i njejtë, i ashtuquajturi Ministri për Kosovësn Goran Bogdanoviç edhe mbajtjen e referendumit e ka kundërshtuar ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe sa i takon zhvillimit të referendumit.

“Nëse Qeveria e Serbisë dhe Presidenti Tadiç e kishin kundërshtuar referendumin ata tani më pas mbajtjes së tij do ta shpallnin të pa vlefshëm, por një gjë e till nuk ka ndodhuar nga Serbia. Referendumi formalisht është kundërshtuar nga Sserbia por në realitet ai është mbajtur me urdhër të Presidentit Tadiç dhe Qeverisë së tij, pasi financimi i tij është bërë direkt nga qeveria e Serbisë”- ka thënë burimi i portalit Lajmshqip.com.

Është i njëjti skenar edhe për zgjedhjet lokale, qeveria do të thotë botërisht për konsum të jashtëm politik se është kundër, por në realitet zgjedhjet lokale do të mbahen dhe qeveria e Serbisë do t’i financojë. Pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, presidenti serb dhe qeveria e tij do të theksojë se strukturat politike në Kosovë ato i kanë mbajtur kokë më vete dhe se ne kemi qenë kundër. Në anën tjetër në heshtje do të pranojë të zgjedhurit e daluë nga këto votime që të udheheqin komunat në veri të Kosovës.