Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 15:08

Kompania Amerikane “Contur Global”, me shumë gjasë do të heqë dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”. Ky projekt përfundimisht do të kthehet në zero.

Gazeta Fjala, mëson se “Contur Global” po largohet pasi askush nuk do të marr përsipër sigurimin e investimeve të tyre në ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike.

Tani kur bisedimet me Qeverinë e Kosovës janë në prag të dështimit, një zyrtarë i lartë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo e fundit është e vendosur të vazhdoj e vetme por jo me Kosovën e re.

Ekzekutivi tashmë ka hartuar një plan rezervë.

Plani rezervë përfshinë që të investohen qindra miliona euro për rehabilitimin e blloqeve ekzistuese të Termocentralit më të vjetër në Evropë, Kosova A dhe në periudhë dhjetë vjeçare të arrihet prodhimi i 600 megavat energji me investime të buxhetit të shtetit.

Banka Botërore ka kohë që nuk e përkrah kompaninë e vetme në garë me të cilën Qeveria e Kosovës pati vendosur të lidhë kontratë për Kosovën e Re, për shkak të monopolit në pronësinë e këtij termocentrali dhe mirëmbajtjen e tij.

Ndërsa së fundmi edhe Qeveria e Kosovës ka ndarë mendjen që të financoi vet kapacitetet e reja të energjisë.

Ministri i financave të Kosovës, Avdullah Hoti, i pyetur nga Gazeta Fjala, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të negociatave me kompaninë amerikane ndërsa do të veprojnë në bazë të planeve që kanë.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe ne do ti shqyrtojmë të gjitha”, ka thënë Hoti duke përmendur edhe mundësinë që Qeveria të financoj vetë ndërtimin e këtij termocentrali.

Por kjo duket një mision i pamundur.

Rritja e shpenzimeve për projekte të reja kapitale që kanë kosto të lartë nuk po pranohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Në këtë situatë do të ishte e pamundur për shkak të limiteve të buxhetit. Them se diçka e tillë është e pamundur në dy tri vitet e ardhshme”, ka thënë shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Jacques Miniane./Gazeta Fjala/