Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 18:32

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sot Kuvendi i Kosovës, pa votat e opozitës, ka miratuar MSA-në.

“Urime Kosovë për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ky është një hap i madh përpara i cili do të sjellë përfitime reale për vendin”, ka shkruar Delawie në Twitter.