Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 14:40

Edhe përkundër përpjekjeve të Kosovës për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe aplikimin e Marrëveshjes së Brukselit, ambasadori i SHBA në Serbi, Michael Kirby, beson se bëhet fjalë vetëm për shtyrje të implementimit të asaj që është dakorduar, e jo për suprimim të marrëveshjes.

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në Rusi, ambasadori i SHBA ka thënë se një vizitë e tillë është e zakonshme, dhe që Serbia është shtet sovran që ka të drejtë të bashkëpunojë me kë të dojë dhe të blejë armë nga kush dëshiron.