Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 22:41

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ftuar opozitën që të heq dorë nga dhuna.

Në një deklaratë të zëdhënësit të kësaj Ambasade, Philip Drewry, ai thotë se dhuna nuk përputhet me shtetin demokratik.

“Shtetet e Bashkuara fuqimisht ftojnë opozitën që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike dhe konstruktivisht të angazhohet në punën e rëndësishme të Kuvendit në avancimin e interesit të popullit të Kosovës. Ambasadori ka shpreh mbështetjen e tij për Presidenten Jahjaga që po përpiqet të nxit dialogun politik në mes të partive politike që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha palët duhet të heqin dorë nga kërcënimet e dhunshme, të cilat janë të jashtëligjshme dhe nuk përputhen me një shtet modern demokratik. Ambasada mban kontakt me palët e përfaqësuara në Kuvend. Opozita ende ka mënyra të tjera ku mund të dëgjohet zëri i saj. Është përgjegjësia e një opozite që të përfshihet në një debat të kuptimtë me mënyrat e mundësuara nga demokracia që t’i dëgjohet zëri. Një demokraci nuk mundet me funksionu kur, sa herë që një parti i humb zgjedhjet kërkon ‘ri-zgjedhje’, pasi atyre nuk u pëlqejnë rezultatet. Ne e kemi një shprehje në anglisht, që thotë se nuk ke nevojë me u nisë për në shtëpi sa herë që humb”, ka thënë Drewry për televizionin Rrokum.