Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 14:16

Prishtinë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se ambasadorja Tracey Ann Jacobson dhe personeli i ambasadës “janë penguar fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës”.

“Vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka dënuar përdorimin e taktikave të dhunshme, duke thënë se ”liria e shprehjes nuk do të thotë kufizim i lirisë së lëvizjes për të tjerët”.
“Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosje dëmton reputacionin e Kosovës si një demokraci në zhvillim”, thuhet në njoftim.