Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 14:30

Elbasan – Aleanca Kuq e Zi në vijim të turit të saj, është ndalur në Universitetin e Ebasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku me qindra studentë kanë firmosur peticionin kundër proçesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Emiliano Bitra, deklaroi se, “ashtu si në të gjithë qytetet dhe universitetet e Shqipërisë, sot jemi në universitetin e Elbasanit ku ka vijuar firmosja e peticionit kundër  proçesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare”.

Ai tha se, “jemi shumë të kënaqur për vullnetin që shprehin studentët, të cilët e kanë firmosur këtë peticion, si dhe për anëtarësimet e reja ku shumë qytetarë e ndjejnë këtë kauzë”.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, ky tur do të vijojë në të gjithë vendin në vazhdim të nismës së mbledhjes së firmave të peticionit në çdo qytet të vendit.