Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 21:39

Prishtinë-Albin Kurti po bëhet gati për pushtet. Të paktën kështu i ka thënë Balkan Insight në një intervistë duke shtuar se “Vetëvendosje po rritet cdo ditë”.

“Ne dijmë si të qeverisim kur do të na vjen radha jonë në pushtet. Po përgatitet programi për qeverisjen e vendit dhe se zhgënjimi i njerëzve po rritet cdo ditë me regjimin aktual” ka thënë Kurti.

Më tej ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi ndaj tij e të tjera. Ish zëdhënësi i UÇK-së, Kurti ka kritikuar edhe ish anëtarët e UÇK-së, të cilët sipas tij, ka abuzuar në emër të luftës.

“Kam respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar për clrimin, por UÇK-ja nuk do të thotë amnistri: një vit në luftë e 12 vite biznesmen” ka përfunduar Kurti.