Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 15:01

Prishtinë – Edhe një aktakuzë është ngritur nga misioni ndërkombëtar i EULEX-it në Kosovës.

Burime të Portalit Lajmeshqip.com, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, bëjnë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqeri Haxha.

Akuza, sipas burimit, ka të bëjë me përfshirjen në korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe implikim në krimin e organizuar financiar në Kosovë nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të PTK-së.

Portali Lajameshqip.com ka mësuar se vera do të jetë e nxehtë në ngritjen e akuzave dhe vënien nën pranga të shumë zyrtarëve të tjerë të lartë të vendit, të përfshirë në korrrupsion dhe krim të organizuar, në dhjetë vitet e fundit.

EULEX-i, disa muaj më parë ka paralajmëruar kapjen e “peshqve të mëdhenj” të krimit të organizuar në Kosovë.