Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 14:29

Prishtinë – (E plotësuar) Rron Gjinonci shumë lehtë mund t’ia shoh sherrin statusit që ka publikuar një natë më parë në faqen e tij të Facebok’ut. Për këtë, ai mund të paditet dhe të ndiqet penalisht si nga policia ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi apo edhe nga zyra e kryeministrit.

E pos kësaj, ai mund të ndiqet penalisht edhe nëse kryeministri apo zyra e tij nuk e ndjekin rrugën ligjore. Kështu të paktën thonë avokatët kosovarë, sipas të cilëve, thirrja e Rron Gjinovcit për vrasjen e kryeministrit Thaçi, mund të cilësohet si vepër penale.“Me këtë lloj statusi është tejkaluar liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes. Prandaj mund të themi që me këtë akt Rron Gjinovci vetëm se ka hyrë në zonën kriminale. Prandaj organet kompetente duhet të veprojnë edhe nëse askush nuk e raporton rastin në polici”, thotë njw juris kosovar, nw kushte anonimiteti.

Sipas tij, kryeministri tash e ka një shans që ta bëjë një kallëzim penal kundër Gjinovcit. Krejt kjo pasi që Facebook tashmë është ueb-faqe publike dhe si e tillë mund të cilësohet njëfarë lloj mediumi publik.“Lirisht ajo çfarë është shkruar mund të merret si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit”. Por është policia ajo që nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi në rastin e statusit publik të Rron Gjinovcit.

Kjo për faktin se, sipas Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës policia nuk mund të hetojë një rast të tillë, pa pas ndonjë person i cili raporton rastin në polici.“Duhet që dikush të raportojë rastin si kërcënim që policia të nis hetime dhe të ndërmarrë masa”, ka thënë Kelani për Express.Në këtë rast, sipas tij, është dashur dikush nga kryeministria apo vet kryeministri ta raportojë rastin si kërcënim ndaj kryeministrit, që policia të ndërmarrë masa dhe të nis hetimet.

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, të premten në mbrëmje ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel. Gjinovci u bë i famshëm kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK’ut. (LajmeShqip.com)

**************************************************

Prishtinë – Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.

“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel.

Gjinovci u bë i famshëm kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK’ut.(LajmeShqip.com)