Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 15:15

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve universitarë për keqpërdorim të autoritetit të tyre zyrtar.

Siç mëson Koha.net, prokurorja Lumturie Hoxha ka ngritur aktakuzë ndaj Kolë Krasniqit, ish-dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë si dhe rektorit të po këtij universiteti, Naser Mrasorit.

Të njëjtit akuzohen për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, mospërmbushje të obligimeve zyrtare, punësim në baza partiake dhe korruptive.