Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 08:14

Djali i vogël i Ibrahim Rugovës pritet të akuzohet për krim të organizuar, kontrabandë me migrantë, shpërdorim të detyrës zyrtare e armëmbajtje pa leje

Aktakuza kundër Ukë Rugovës do të ngrihet aktakuzë brenda këtij muaji nga Prokuroria Speciale për veprime kriminale që besohet se i ka kryer si drejtues i një “grupi kriminal” prej dhjetë personash, shkruan sot Koha Ditore.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori britanik, Allen Cansick, ka prova shumë të forta mbi të cilat do ta mbështesë aktakuzën kundër Ukë Rugovës, Izet Beqirit, Florian Petanit, Edison Idrizajt, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Azad Beqirajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës dhe Qefser Bahollit.