Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 19:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në kilometrin e tetë të autostradës Tiranë- Durrës. Fatmirësisht nuk ka viktima.

Si pasojë e përplasjes së ndodhur rreth orës 14:30 të mesditës së sotme mes 3 automjeteve, njëra prej tyre është përmbysur.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin e të lënduarve dhe personave të përfshirë në aksident. Njëra prej makinave të aksidentuara mban targat AA848IA dhe tjetra TR5368H.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.