|
|
e Shtunë, 07 Korrik 2012 15:33 Tiranë – “100 vjet Pavarësi, 100 vjet pa shtet”, Aleanca Kuqezi ka protestuar përpara Ministrisë së Kulturës duke e akuzuar, atë se po përpiqen ta përdorë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë për qëllime politike. 
Sipas Aleancës Kuqezi, kjo Ministri nuk po vlerësojnë krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, të cilët i kanë dhënë jetë shqiptarizmit.
Aleanca Kuqezi denoncoi atë që sipas tyre nuk ka asnjë proces transparent në zërat e shpenzimeve buxhetore për këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
Si ndasi dhe urrejtje potitike të kryeministrit Berisha e ka cilësuar Aleanca Kuqëzi përjashtimin në pjesëmarrjen e këtyre veprimtarive të personaliteteve akademikë të shquar si Profesor Dr Rexhep Qosen e shumë të tjerë.
Aleanca Kuqezi deklaroi se nuk do të lejojë kryeministrin Berisha që 28 Nentorin e këtij viti ta kthejë në festë të PD, që 100 vjetorin e Pavarsisë ta shndërrojë në festë elektorale të PD, që të abuzojë me miliona euro për të përmirësuar imazhin e tij personal të rrënuar. (LajmeShqip.com)